Secondary Adv

Depozitat arrijnë nivel rekord, rritje vjetore prej 1.5 mld euro, dominon valuta e huaj

Depozitat në lekë dhe valutë shënojnë rritje të fortë gjatë njëvjeçarit, të nxitura kryesisht nga individët.

Muaji tetor ka sjellë rritje të kursimeve në lekë dhe valutë, të nxitur kryesisht nga shtimi i depozitave të individëve, sidomos në monedhën vendase. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në lekë arriti 687.9 miliardë lekë, rreth 6.6 miliardë lekë më shumë se një muaj më parë, ndërsa me bazë vjetore depozitat në lekë u rritën me 13.8%, ose 83.6 miliardë lekë më shumë, pavarësisht uljes së normave të interesit pas lehtësimit të politikës monetare.

 

Rritje e qëndrueshme edhe për depozitat në valutë

Sipas të dhënave, depozitat në euron e përbashkët arritën 8.66 miliardë euro në fund të tetorit, me një rritje mujore prej 36 milionë eurosh, të nxitur si nga korporatat private e publike ashtu edhe nga individët, ndërsa me bazë vjetore depozitat në valutë janë rritur me 7.9%, ose 637 milionë euro më shumë.

 

Kursimet totale arrijnë në 1.46 trilionë lekë

Banka e Shqipërisë raporton se stoku total i depozitave të konvertuara arriti 1.46 trilionë lekë, me rritje vjetore prej 122 miliardë lekësh, ndërsa stabilizimi i euros ka reduktuar ndikimin e zhvlerësimit të saj në vlerën e kursimeve. Në terma të monedhave përkatëse, depozitat në lekë janë rritur me rreth 840 milionë euro dhe ato në euro me 637 milionë euro, duke shtuar gati 1.5 miliardë euro kursime në sistem gjatë një viti.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat